Kreu
22 Mars, 2021 2026-09-28 16:25Kreu
Rrugëtimi juaj fillon KËTU!
Inovacioni është tradita jonë!
Bëhu pjesë e historisë!
NJOFTIM
MBI PROVIMIN E AVOKATISE TË DATES 30 TETOR 2026
Dhoma e Avokatise e Shqipërisë njofton se provimi i avokatisë i radhës, bazuar kërkesave të nenit 21 pika 2 e ligjit nr. 55/2018 “Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”, do të zhvillohet ditën e Premte Datë 30 Dhjetor 2026, ora 12.30. Provimi do te zhvillohet ne ambientet e godinës “Iliria” tek qyteti studenti.
Të gjithë personat e interesuar dhe që plotësojnë kriteret sipas nenit 13/2 të ligjit të mësipërm, duhet të regjistrohen për pjesëmarjen në provim. Regjistrimet fillojnë në datën 28 Shtator 2026 dhe përfundojne në datën 29 Tetor 2026.
Asnjë person nuk mund të mare pjesë në provim, pa u rregjistruar më parë pranë Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, me seli Rruga “Murat Toptani”, Qendra e Biznesit “Eurocol”, kati 9, Tiranë. Dokumentacion për regjistrim nuk nevojitet pasi dosjet e kandidatëve janë depozituar në momentin e regjistrimit për asistent avokat.
Të gjithë kandidatët që kanë perfunduar kursin e plotë të trajnimit fillestar pranë Shkollës së Avokatisë, duhet të kenë me vete edhe fotokopje të çertifikatës së Shkollës së Avokatisë. Kandidatët që nuk janë pajisur me certifikatën e shkollës duhet të pajisen me të duke shlyer detyrimet financiare e më pas të regjistrohen për pjesëmarje në provim.
Për sqarime më të hollësishme mund të paraqiteni pranë ambienteve të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë ose të kërkoni informacion në nr. e telefonit 04 2 251876.
KOMITETI DREJTUES I DHASH
Njoftimet
Avanco në karrierë!