Logo
Banner Banner Banner
Banner

Historiku Avokatise

Historiku Avokatise
Banner

Rregjistri Kombetar

Rregjistri Kombetar
Banner

Rregullorja Provimit

Rregullorja Provimit
Banner

Prof. Dr.
MAKSIM R. HAXHIA

Kryetar i DH.K.A

N J O F T I M E

Thirrje per avokate te te drejtave te njeriut

Te nderuar avokate,

Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine, Soros ka lancuar disa dite me pare nje thirrje per avokate te interesuar ne fushen e te drejtave te njeriut per mbeshtetjen e tyre ne perfaqesimin ligjor te rasteve konkrete te shkeljes se te drejtave te njeriut e ardhur si rezultat i abuzimin me detyren/pushtetin nga ana e personave qe kane pergjegjesi ligjore per mbrojtjen e ketyre te drejtave (qofshin keto subjekte shteterore ose jo).

Qellimi i Fondacionit Soros eshte te nxisim sa me shume rastet e denoncimit te shkeljeve te te drejtave te njeriut apo te cenimit te interesit publik te ndodhur per shkak te veprimeve korruptive e per te ndryshuar sadopak kulturen e pandeshkueshmerise.

Per me shume informacion, ju lutem lexoni thirrjen bashkengjitur.
Thirrje per avokate te te drejtave te njeriut

Gjithashtu, per te patur nje njohje me te thelle te nismes se ndermarre nga Fondacioni, po ju dergoj pjesen referuese te Strategjise sone 4 vjecare.
Nese e vleresoni me interes kete thirrje, ju inkurajojme te aplikoni ne perputhje me kushtet e mesiperme.

Me respekt,
Ersida Sefa
Program Manager
Rule of Law and Human Rights Program
Open Society Foundation for Albania (OSFA)
Rr: “Qemal Stafa”, Pallati 120/2
Tirana, Albania
Tel: + 355 4 2234621 / 2234223 / 2235856
Fax: + 355 4 2235855
www.soros.al




Ndihma Juridike

Njoftohen të gjithë avokatët apo zyrat e avokatisë, si dhe organizatat jofitimprurëse të fushës, qëjanë të interesuar për të marë pjesë në procedurat përzgjedhëse për ndihmën juridike për vitin 2014, se Komisioni Shtetëror Për Ndihmën Juridike ka filluar procedurat e përzgjedhjes përavokatët dhe organizatat jofitimprurëse që operojnë në këtë drejtim, mbështetur nenit 20, pika 2-të ligjit nr.10 039 dt.22.12.2008 "Për Ndihmën Juridike", të ndryshuar, si dhe vendimit nr.2dt.25.06.2011 të Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike "Për rregullat e caktimit tëavokatëve, zyrave të avokatisë dhe organizatave jofitimprurëse që do të ofrojnë ndihmën juridike".

Në procesin e përzgjedhjes, nga ana e aplikantëve duhet të respektohen kërkesat si më poshtë:

    Për avokatët dhe zyrat e avokatisë

  • a) kenë ushtruar profesionin e avokatit për të paktën 2 vjet.
  • b) Të paraqesin në Komisionin Shtetëror dokumentat e mëposhtme:
    • Kërkesën, ku të përcaktohet adresa dhe numuri kontaktit.
    • Vërtetimi nga DHKA për vitet e ushtrimit të profesionit të avokatit.
    • Curriculum Vitae të avokatëve, së bashku me dokumentacionin përkatës të noterizuar.
    • Vërtetim të shlyerjes së detyrimeve financiare ndaj shtetit.
    • Dy rekomandime ku të përshkruhet experienca në punë, përvoja në fushën e ndihmësjuridike, cilësitë profesionale të kërkuesit, si dhe reputacioni dhe integritetimoral.Rekomandimet paraqiten në një zarf të mbyllur me nënshkrimet e rekomanduesitnë pjesën e mbylljes së zarfit.
    • Vërtetim se ndaj avokatit nuk është marë ndonjë masë disiplinore.

    Për Organizatat Jofitimprurëse

  • a) Të kenë eksperiencë pune në fushën e ofrimit të ndihmës juridike për të paktën 3 vjet.
  • b) Të jenë të regjistruara dhe të kenë objekt të veprimtarisë së tyre shërbimin ligjor.
  • c) Të paraqesin në Komisionin Shtetëror dokumentat e mëposhtme:
    • Kërkesën, ku të përcaktohet adresa dhe numri kontaktit.
    • Dokumentacionin që vërteton ushtrimin e veprimtarisë sipas pikës a dhe b.
    • Curriculum Vitae të OJF-së dhe avokatëve që do të ofrojnë ndihmë juridike, së bashkume dokumentacionin përkatës të noterizuar.
    • Vërtetim të dorëzimit të rregullt të bilancit të fundit vjetor.
    • Dy rekomandime ku të përshkruhet njëherësh experienca në punë, përvoja në fushën endihmës juridike, cilësitë menaxheriale, ekspertiza teknike e stafit dhe korrektësia.Rekomandimet paraqiten në një zarf të mbyllur me nënshkrimet e rekomanduesit nëpjesën e mbylljes së zarfit.
    • Vërtetim se ndaj avokatit nuk është marë ndonjë masë disiplinore.
    • Deklaratë me shkrim për vizionin e tyre për ofrimin e ndihmës juridike.

Këshilli Drejtues i DHKASH

Mbylle