NJOFTIM PËR FILLIMIN E SHKOLLËS SË AVOKATISË

Njoftohen te gjithe asistent avokatet që janë regjistruar pranë Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë për frekuentimin e Shkollës së Avokatisë se, ditën e Martë datë 12 Nëntor 2019, fillon viti i ri akademik për sezonin 2019 = 2020.

Mësimdhënia do të zhvillohet e ndarë në grupe, në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës dhe frekuentimi do të behet një herë në javë, sipas ndarjes së mëposhtme :

Grupi i Parë dhe Grupi i Dytë :           Çdo të Martë, prej orës 16.45 deri 19.45;

Grupi i Tretë dhe Grupi i Katërt :       Çdo të Enjte, prej orës 16.45 deri 19.45;

Grupi i Pestë dhe Grupi i Gjashtë :    Çdo të Shtunë, prej orës 10.45 deri 13.45;

Përbërja e grupeve është bërë kryesisht mbi bazën e rendit alfabetik dhe ndarjen teritoriale të kandidatëve, bazuar regjistrimit pranë DHASH, sipas rubrikës për këtë qëllim. Kompozimi i grupeve gjendet në rubrikën si më poshtë.

Nga sa më lart, ju bëjmë me dije se ditën e Martë datë 12 Nëntor do të paraqiten pranë ambienteve të UET vetëm asistent avokatët e grupit të Parë dhe të Dytë.

Ju bëjmë me dije gjithashtu se të gjithë studentët të kontrollojnë saktësinë e emrit, mbiemrit dhe rrethit ku kryejnë stazhin për avokat dhe në rast se konstatojnë pasaktësi, duhet të kontaktojnë pranë DHASH për të bërë korigjimet përkatëse, pasi mbi bazën e këtij publikimi do të përpilohen edhe certifikatat në përfundim të sezonit.

Ju faleminderit dhe ju urojme një sezon të mbarë.

Komiteti Shkencor i DHASH

GRUPI I PARË, GRUPI I DYTË, GRUPI I TRETË, GRUPI I KATËRT, GRUPI I PESTËGRUPI I GJASHTË