Ceremonia e Perfundimit te Shkolles Kombetare te Avokatise 2017-2018

Njoftohen te gjithe asistent avokatet qe kane perfunduar programin e trajnimit fillestar prane Shkolles Kombetare te Avokatise, per sezonin 2017 - 2018, se diten e Premte, date 5 Tetor 2018, ora 12.00, Dhoma e Avokatise e Shqiperise organizon nje ceremoni festive e shoqeruar me dreke me rastin e perfundimit te programit dhe terheqjen e certifikatave perkatese per kete qellim. Ne kete takim do te zhvillohen edhe biseda ne lidhje me hapat qe duhen ndjekur ne te ardhmen e afert dhe do te shkembehen eksperienca e viteve te kaluara nga frekuentuesit e meparshem te SHKA.

Ceremonia do te zhvillohet tek lokali BRAUHAUS Tirana, Restorant, Rruga “Reshit Çollaku” nr. 38, perballe Tajvanit, prapa pallateve Shallvare dhe shpenzimet e aktivitetit do te perballohen nga organizatoret e eventit.

 

Ju mirepresim!
Komiteti Shkencor i SHKA