Kriteret e regjistrimit

Kriteret e regjistrimit


Regjistrimi i kandidateve për avokat për kryerjen e stazhit te detyruar 1 vjeçar si asistent avokat, pranë nje avokati apo zyre avokatie, është hapi i pare i rendesishem për plotesimin e proçedurave ligjore për fitimin e titullit te avokatit.

Regjistrimi i kandidateve si asistent mund te behet vetëm pasi kandidati te ketë siguruar diplomën e juristit Mastar Shkencor ose Mastar Profesional nga fakulteti drejtësisë i universiteteve publike dhe jo publike brenda territorit te Republikës se Shqipërisë të akredituara nga Këshilli Kombëtar i Akreditimit pranë MASH; si dhe diploma ekuivalente sa me sipër, te lëshuara nga universitetet jashtë Shqipërisë, te shoqëruara me Dëshmi Për Njohje Diplomimi nga Drejtoria e Arsimit Te Larte Dhe Kërkimit Shkencor pranë MASH. 

Regjistrimi behet pranë Dhomës Kombëtare te Avokatisë te Shqipërisë. 

Te drejtën e ushtrimit te Profesionit te avokatit ne Republikën e Shqipërisë mund ta fitoje çdo shtetas shqiptar që plotëson kushtet e mëposhtme:

  • te këtë kryer arsimin e larte juridik brenda vendit ose jashtë vendit, por te njësuar me të
  • te jete regjistruar ne një dhome avokatie dhe ne Ministrinë e Drejtësisë si asistent pranë një avokati, te këtë përfunduar periudhën njëvjeçare te stazhit dhe te këtë marre mendimin pozitiv te avokatit;

  • te këtë marre me shume se 50 për qind te pikëve ne provimin e kualifikimit për ushtrimin e profesionit te avokatisë;

  • te gëzojë integritet moral dhe qytetar, për te mbrojtur te drejtat e njeriut dhe liritë themelore, si dhe te plotësojë kërkesat e etikes për ushtrimin e profesionit te avokatit;

  • te mos jete dënuar për vepra penale te kryera me dashje, sipas parashikimeve te “Kodit te etikes se avokatit”:

  • te mos jete pjesëmarrës ne marrëdhënie apo veprimtari publike ose private, te cilat, sipas ligjit, Statutit te Dhomës Kombëtare te Avokatisë dhe “Kodit te etikes se avokatit”, janë te papajtueshme ose te papërshtatshme me figurën dhe ushtrimin e profesionit te avokatit;

  • te jete anëtar i dhomës se avokatisë ne juridiksionin e se cilës ndodhet zyra e tij e punës.

 

Ne përputhje me kriteret e mësipërme ligjore, pranë Dh.K.A., aplikantët duhet te paraqesin Dokumentat si me poshtë: 

  • Kërkesa me shkrim për regjistrim
  • Vërtetimin e avokatit apo zyrës avokatisë ku pranohet qe aplikonit te kryeje periudhën 1 vjeçare te stazhit. Ky vërtetim detyrimisht duhet te lëshohet nga avokat ose zyre avokatie, anëtarë e dhomës avokatisë, ku aplikonit ka vendbanimin e tij. Ne dosjen e aplikantët detyrimisht duhet te jete dhe mendimi pozitiv i kryesisë se dhomës avokatisë për kryerjen e stazhit.
  • Fotokopje e notorizuar e diplomës te fakultetit juridik te universitetit përkatës.
  • Fotokopje e notorizuar e listës notave te lëshuara nga universiteti përkatës.
  • Karta e identitetit (ne mungese certifikate personale) e aplikantët.
  • Vërtetim nga njësia administrative ku ka vendbanimin aplikonit ,se është banor i kësaj njësie.
  • Dëshmi penali teti nga Ministria e Drejtësisë, te aplikantët ,për te vërtetuar se nuk ka precedentë penale. Dëshmia e penali tetit nuk mund te jete lëshuar nga organi kompetent me tepër se 3 muaj nga data e aplikimit.
  • Njehsimin e diplomës se huaj ,ose vërtetimin nga MASH se ka kryer aplikimin për konvalidimin e saj (Për aplikantët e diplomuar jashtë vendit)
  • Fotografi me përmasa 4 x 4 ,cope 2
  • Tarifa e regjistrimit si asistent ,prej 1.000 (njëmijë) leke.

 

Për shtetasit e huaj qe dëshirojnë te aplikojnë për tu regjistruar si asistent pranë një avokati apo zyre avokatie, veç sa me sipër duhet te paraqesin dhe një dokument zyrtar, të lëshuar nga një institucion publik ne Republikën e Shqipërisë ku te vërtetohet se kandidati për asistent zotëron gjuhën shqipe.